Nga Rajoni
8 September 2021
Vritet Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj është vrarë sonte rreth orës 20:20 në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Dy persona janë vrarë, njëri është Astriti”, tha shkurtimisht ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se tashmë në vend të ngjarjes janë Policia dhe Prokuroria.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Telegrafin se nga incidenti me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona.

“Si pasojë e një incidenti me armë zjarri dy persona kanë mbetur jetën dhe një tjetër është plagosur”, theksoi ai. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Do të q* r*bt”, turisti i huaj sulmohet fizikisht nga dy të rinj në Sarandë 1 July 2021
Kreu i OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda dy viteve22 August 2020
Festivali i akullit dhe borës në Kinë, vepra arti dhe skulptura madhështore10 January 2024