Nga Vendi
9 September 2021
Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së Tetovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet e viktimave nga zjarri tragjik në spitalin-covid të Tetovës.

“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, zyrtarisht janë konfirmuar dhjetë viktima, ndërsa sot pritet të ketë detaje tjera në lidhje me zjarrin.

Mbrëmë është mbajtur mbledhje e Shtabit të Krizës në Tetovë, por nuk ka pasur vendim konkret. Ndërsa sot në ora 10, Qeveria e RMV-së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.



Të ndryshme
Më shumë
Spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë të mbushur me pacientë27 August 2021
“Konflikti nisi nga xhelozia” -dëshmia e Eraldo Fizit në gjykatë, pranon dhunën ndaj Xhuana Nikollaj 2 October 2026
Vjosa Osmani për takimin Kurti-Vuçiq: Kosova bëri disa propozime, Serbia nuk ishte e përgatitur28 June 2021