Nga Vendi
9 September 2021
Kosova ofron kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tragjedisë në Tetovë

Pas tragjedisë në Tetovë, Kosova ka ofruar gjitha kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i mbështetur në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate. Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili është shprehur se me shpirt e mendje janë me Tetovën.

“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella,

i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të vik timave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka shkruar Mehaj.

Mbrëmjen e së mërkurës në spitalin modular në Tetovë shpërtheu zjarri e i cili ishte fatal. Nga kjo humbën jetën dhjetëra persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Prokuroria ka dhënë detaje duke thënë disa nga vik timat në Tetovë kanë pësuar djegie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, për tre muaj, 29 vetëvrasje!23 July 2021
BDI denoncon skandalin me librat e Kadaresë në Tetovë: "Dëmi është i trefishtë"27 May 2025
Ju pickojnë mushkonjat? 3 mënyra për të lehtësuar kruajtjen15 August 2020