Nga Vendi
9 September 2021
Tragjedia në Tetovë/Stankov: Identifikimi i viktimave, pas përfundimit të autopsisë

Nuk kam informacione për trupa shtesë, për momentin janë 14 trupa dhe mendoj se aq do të mbeten, kështu deklaroi drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore në Shkup, Aleksandar Stankov, transmeton Alsat. Stankov në një deklaratë për Sitel tha se autopsia e 14 viktimave nga zjarri i djeshëm në kovid-spitalin në Tetovë pritet të përfundojë sot ndërkaq nuk dha afat kohor për identifikimin e viktimave.

“Pas orës 1 të mesnatës janë 14 trupa. Autopsia ka nisur qysh në mbrëmje. Janë formuar ekipe që do të punojnë në autopsi dhe në identifikim të trupave. Presim që sot të përfundojnë autopsitë, ndërsa për identifikim do të shohim ta realizojmë sa më shpejtë të jetë e mundur dhe t’i dorëzojmë viktimat tek të afërmit”, tha Stankov.

Stankov thekson se vetëm pas përfundimit të autopsisë do të dihet nëse ka nevojë për realizimin e analizave të ADN-së për identifikim të viktimave.

“Do të shohim nëse do të ketë nevojë për analizë të ADN-së për të gjitha trupat, pasi të përfundojë të gjitha 14 autopsitë. Të shohim se çfarë mund të përdoret nga metodat klasike për identifikim dhe çarë për ADN”



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-DPMNE: Kemi marrë mbi 300,000 vota! Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, do të fitonim mbi 60 deputetë22 October 2025
Maqedoni: Pasaportat e skaduara nuk garantojnë udhëtimet jashtë vendit! 1 July 2021
Kabineti i Zaevit: As në Qeveri, as në LSDM nuk është biseduar për ndryshimin e flamurit, stemës apo himnit23 June 2021