Nga Vendi
9 September 2021
Çfarë deklaronte ministri Filipçe për objektet modulare

Zjarri shkrumboi Kovid-Qendrën modulare në Tetovë mbrëmjen e së mërkurës, nga ku autoritetet raportojnë për 14 viktima.

Spitalet modulare nisën të praktikohen në vendin tonë pas shfaqejes së pandemisë Covid-19, si mundësi për të zmadhuar kapacitetet e shtretërve për trajtim të pacientëve.

Shumë qytetarë kanë kritikuar këto objekte modulare, duke thënë se nuk janë të sigurta, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën, gjegjësisth 04.09.2021 deklaroi se vendosja e kontejnerëve, respektivisht e objekteve është më pak e kushtueshme.

“Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territori të Qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të bëhen për 7 ose 8 muaj.

Ndërtimet e forta zgjasin shumë, janë shumë më të shtrenjta ndërsa këto janë modele efikasitetit energjetik”, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Rezultatet në Komunën e Çairit me 6,63% vota të numëruara31 October 2021
Osmani në takim me Çavushogllun: RMV dhe Turqia janë të lidhura me të njëjtat vlera18 June 2021
Hoxha: Komunat shqiptare, garë mes Besës dhe BDI-së23 September 2021