Nga Vendi
9 September 2021
Grubi: Kemi kërkuar ekspert nga vendet e BE-së për të zbuluar shkaqet e zjarrit

Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që të kërkohet ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për ekspert të cilët do të ndihmonin që të zbulohen sa më shpejtë shkaqet e zjarrit, që për pasoj la 14 viktima dhe 12 të lënduar.

“Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë forenzika dhe MPB-ja”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.



Të ndryshme
Më shumë
Deri në 4 vite burg për diskriminim, Vatikani kundër projektligjit italian mbi homofobinë23 June 2021
99 raste të reja me Kovid-19 në Shqipëri, 3 pacientë humbën jetën16 July 2020
Evropa po digjet nga protestat, por pse Zvicra po mbetet e qetë?20 October 2026