Nga Vendi
9 September 2021
Vuçiq i ofron ndihmë Zaevit për Tetovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për ti ofruar gadishmërinë për ti ndihmuar.

Vuçiq u dërgoi ngushëllime në emër të të gjithë qytetarëve serbë për familjet e viktimave nga zjarri në spitalin e Tetovës.

Në të njëjtën kohë, ai i tha kryeministrit Zaev se Serbia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.

“Qytetarët e Serbisë janë në dhimbje së bashku me njerëzit në Tetovë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë nuk janë vetëm në këtë tragjedi”, tha Vuçiç në një bisedë telefonike me Zaev, shkruan Tanjug.



Të ndryshme
Më shumë
Që tri vite fëmijët në Gaza janë pa shkollë, po humbin mësimet dhe jetën normale 9 September 2026
Mickoski: Ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve pritet të miratohen pas rifillimit të punës së Kuvendit11 November 2025
Albulena Haxhiu takon delegacionin e Luginës, diskutohet bashkëpunimi dhe sfidat 8 April 2026