Nga Vendi
9 September 2021
Kolegët nga Spitali i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës

Kolegët nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës pas tragjedisë nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

Kanë qenë tre autoambulanca dhe një ekipë mjekësor që janë nisur mbrëmë menjëher pas rastit për në qytetin fqinjë.

“Jemi nisur menjëherë pasi kemi marrë informacionin se digjet kovid qenda në Tetovë. Tre autoambulanca dhe një ekipi shkuam në Tetovë. Pasi mbrëmë isha kujdestar në spital këtu në Gostivar, me personelin që shkuan në Tetovë isha edhe unë në vendngjarje. Kemi ndihmuar kolegët tanë rreth asaj që ishte e nevojshme. Ndajë dhimbjen time me Tetovën, ishte tragjedi e madhe për të gjithë ne”, deklaroi për Tv Globi, drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.

I pyetur nëse ka pasur persona të cilët janë hospitalizuar mbrëmë nga Tetova në Gostivar, Jakupi tha se nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

“Ne ishim të gatshëm të pranonim edhe të lënduar për t’i trajtuar te ne, por për një gjë të të tillë nuk pati nevojë”, bën të ditur drejtori Jakupi.

Nga tragjedia e mbrëmshme në Tetovë për pasoj mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të tjerë të lënduar, ndërsa Qeveria mori vendim që të shpallet 3 ditë zie në gjithë territorin e vendit./  TVGLOBI



Të ndryshme
Më shumë
Porosia e fundit e Ali Ahmetit13 July 2020
Fjolla rrëfehet për ndarjen nga Cozman, zbulon i kujt ishte faji!15 September 2021
I preu kokën së bijës 14-vjeçare për krenari, babai dënohet me vetëm 9 vite burg29 August 2020