Nga Vendi
9 September 2021
Ngushëllime dhe ndihmë nga vendet e rajonit dhe BE-së, për kapërcimin e pasojave

Pas tragjedisë në Spitalin modular të Tetovës, kanë arritur ngushëllime dhe oferta për ndihmë edhe nga vendet e rajonit dhe të BE-së. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

Duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja – tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Ndërsa nga Republika e Kosovës, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit dhe ka ofruar mbështetje në menaxhimin dhe tejkalimin e situatës në Tetovë.

Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktimave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju! – u shpreh Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.

Ngushëllime dhe ndihmë është ofruar edhe nga kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe presidenti Aleksandër Vuçiq.

Jam jashtëzakonisht i prekur nga lajmi i zjarrit në spitalin në Tetovë. Ne ndajmë dhimbjen e madhe të njerëzve të Maqedonisë së Veriut, të gatshëm për të ofruar çdo ndihmë vëllazërore – theksoi Aleksandar Vuqiç, President i Serbisë.

Ngushëllime dhe ndihmë është ofruar edhe nga Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor. Në emër të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, sekretarja e përgjithshme Marija Pejqinoviq Buriq shprehu ngushëllime për zjarrin vdekjeprurës. Për tragjedinë në Tetovë, ngushëllime kanë dërguan edhe nga Bashkimi Evropian si dhe Lidhja e ambasadorëve.

Mefail Ismaili



Të ndryshme
Më shumë
Jehona provokon në kostumin e maces, bën poza të nxehta 2 November 2021
Burri raporton në Polici: Më ka rrahur gruaja22 October 2021
Maqedoni/ U regjistrua viktima më e re në moshë prej fillimit të pandemisë 2 September 2021