Nga Vendi
9 September 2021
Ulen flamujt e ambasadave të Maqedonisë së Veriut në gjysmë-shtizë për shkak të tragjedisë në Tetovë

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonsisë së Veriut për tri ditë zie në nder të viktimave të zjarrit tragjik në qendrën modulare në spitalin në Tetovë, në të gjitha Ambasadat dhe misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë-shtizë përgjatë ditëve të zisë

Nga MPJ njoftojnë se në ditët e zisë janë anuluar të gjitha ngjarjet, pritjet dhe promovimet e planifikuara në suaza të ambasadave dhe misioneve tona.

Edhe Komuna e Tetovës shpalli ditë zie për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë.

Ndryshe, nga ky zjarr tragjik jetën e kanë humbur 14 pacientë, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Përfundon raundi i pare i bisedimeve mes Biden dhe Putin16 June 2021
Tetovë, ja sa persona me Covid kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit30 August 2021
Filipçe: Qytetarët po e ndjenjë paaftësinë e kësaj qeverie23 September 2025