Nga Vendi
10 September 2021
Përfundon autopsia dhe identifikimi i viktimave të zjarrit në Tetovë

Përfundon autopsia e trupave të sjellë nga Tetova në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas zjarrit të së martës që dogji spitalin modular ku mjekoheshin pacientët nga Kovid-19.

“Me ndihmën e analizës së ADN -së, trupat e 14 personave që vdiqën në zjarr u identifikuan, ndërsa u krye autopsia edhe mbi një paciente më të re, trupi i së cilës u soll shtesë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, konfirmoi për “Dojçe Vele” drejtori i Instituti, Aleksandar Stankov.

Trupat pritet t’iu dorëzohen familjeve të të ndjerëve më vonë gjatë ditës.

Stankov thotë se autopsia kaloi me zbatimin e standardeve më profesionale, dhe me protokolle dhe mbrojtje të veçanta të Kovid-19, për shkak të rrethanave specifike në të cilat punohet gjatë pandemisë.

“Më konkrete gjatë autopsisë ishte se këta janë pacientë me Kovid-19, për të cilët duhet të zbatohen protokolle të veçanta dhe masa mbrojtëse. Por ne kemi punuar në rrethana të tilla për dy vjet”, tha Stankov.

Identifikimi i kufomave u bë me ndihmën e të afërmve të të vdekurve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Departamentit për hetime.



Të ndryshme
Më shumë
Kështu do dukej sot Michael Jackson nëse nuk do kishte operacione plastike31 August 2021
Talebanët vrasin disa njerëz pasi që dolën për të festuar ditën e pavarësisë19 August 2021
Deri në fund të muajit dihen drejtuesit e gjitha institucionet10 September 2020