Nga Vendi
10 September 2021
Videoja nga shpërthimi i zjarrit në Qendrën Covid nuk është në Tetovë

Një ditë e gjysmë që kur zjarri kaploi qendrën modulare në Tetovë, në rrjetet sociale po qarkullon një video për të cilën thuhet se është nga momenti i parë se si ka shpërthyer zjarri në Qendrën Covid në Tetovë.

Por, realisht videoja nuk është në Tetovë, por në një Covid spital në Vadodara, të Indisë. Shpërthim i zjarrit që shihet ka ndodhur në gusht të vitit 2020 në Indi.

Qyteti ndryshe njihet edhe me emrin Baroda, qytet i tretë më i madh që gjendet në Indi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, koordinatori i Qendrës Covid në Tetovë, Gëzim Nuredini tha se të gjitha regjistrimet nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në qendrën covid të djegur në Tetovë i janë dorëzuar Prokurorisë.



Të ndryshme
Më shumë
Tensione të forta në Lindjen e Mesme pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit14 March 2026
Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor16 October 2025
Policia vazhdon kontrollet në trafik, mbi 1300 gjoba gjatë fundjavës 7 July 2025