ShowBiz
13 September 2021
Gruaja e Adem Mikullvocit zbulon se si ai punoj taksist për të mbijetuar

Artisti i madh i teatrit, filmit dhe televizionit, tashmë i ndjeri Adem Mikullovci, ka lënë pas vetës një karrierë të gjatë dhe të bujshme artistike.

Ai, ishte i madh në shfaqje dramatike, filma dhe shumë produkte të njohura e me audiencë maksimale në televizion, shkruan “Kosovarja”.

Në “Divers”, emisionin e përjavshëm të “RTK”-së, që javën e fundit kishte për temë “Yjet e pavdekshëm”, ka folur Lumnije Mikullovci, gruaja dhe bashkëpunëtorja e përjershme e Adem Mikullvocit.

Ajo, ndër tjerash ka kujtuar kohën e masave të dhunshme në vitet 90-të, kur atë e kishin nxjerr nga televizioni ku punonte dhe Ademin nga Teatri.

Lumnija, tha se në atë kohë sfiduese, Ademi kishtë nisur të punonte si taksist vetëm për të mbijetuar.

Tregoj se ai ndihej ngushtë pasi njerëzit e njihnin dhe u vinte keq për situaten në të cilen kishte rënë ai dhe artistët e tjerë asaj kohe, shkruan “Kosovarja”.



Të ndryshme
Më shumë
Burri i Genta Ismajlit ka disa fjalë prekëse për babain e saj14 September 2026
Bullgaria i dërgon not proteste ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje29 September 2021
Nëpërmjet Google Earth burri dallon një “fantazmë me të bardha” në një qytet të braktisur17 June 2021