Nga Vendi
13 September 2021
Zaev: Nuk e di se deri ku është hetimi, vendimin për Filipçen do ta marr në bazë të raportit të ekspertëve

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në bazë të raportit të ekspertizës forenzike profesionale nga hetimi, do të marrë vendim në lidhje me dorëheqjen që te ai e paraqiti ministri Venko Filipçe.

“Kjo do të ndikojë përfundimisht në mënyrën se si e marr vendimin. Në fakt, siç kumtova në kumtesën që e publikova të shtunën, tha Zaev tha pas hapjes së MEF dhe shtoi se ende nuk ka asnjë informacion nga hetimi.

Kryeministri përsëriti se zjarri në spitalin modular është një tragjedi e madhe.

“Është vështirë për të gjithë ne, për të gjithë kombin për humbjen e madhe, ndodhi një tragjedi e tmerrshme, është më e vështira për familjet, por edhe për mua. Unë jam thjesht një person i zakonshëm, dhe e ndjej. Nuk kam informata se deri ku është hetimi. Unë e di që ekspertët forenzikë nga MPB-ja punojnë së bashku me ekipet, nga DMSH për zjarret, kanë mbërritur edhe njerëz nga Gjermania. Për mua është e rëndësishme që të ketë një rezultat të shpejtë sepse qytetarët e kërkojnë atë, por edhe Qeveria, institucionet, raporti të jetë ekspert, t’i japë të gjitha përgjigjet, tha Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk ia dha rrogën, punëtori ia bën “llom” veturën luksoze shefit 8 July 2021
Gjykata Themelore e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it24 November 2025
Të shtunën, seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë27 August 2020