Nga Vendi
13 September 2021
Agim Nuhiu: Regjistrimi, akti më i madh patriotik

Agim Nuhiu nga selia e Bashkimit Demokratik për Integrim, në emër të partisë ka ftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen.

Ai thotë, se për momentin, regjistrimi është akti më i madh patriotik.

“Dyert e shtëpive tona po hapen pa hamendje, qytetarët po regjistrohen. Ne ju bëjmë thirrje që të regjistrohen të gjithë qytetarët, pa asnjë përjashtim. Akti më i madh patriotik në këtë periudhë, është regjistrimi. Ne të gjithë jemi të lidhur për vendin, truallin, shtëpinë dhe pronat tona. Prandaj të regjistrohemi. Regjistrimi do të zgjasë deri më 30 shtator”, tha Nuhiu.

Paraqitjen para mediave Nuhiu e ka bërë me qëllim, për siç tha, të “sjellin në vëmendje edhe njëherë rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, banesave dhe amvisërive”.

“Përfundimisht, si e gjithë bota e zhvilluar edhe ne si shtet do të kemi informatat e nevojshme me të cilat me të vërtetë janë thelbësore për hartimin e planeve dhe projekteve që janë të nevojshme para se gjithash për ne qytetarët dhe për vetë shtetin”, shtoi ai.

Lajm Tv 



Të ndryshme
Më shumë
Konfiskohet drogë, arrestohen pesë persona mes tyre edhe ish të punësuar në MPB e Maqedonisë23 July 2021
“Kemi punuar në heshtje”, Kurti publikon për herë të parë letrën ku kishte kërkuar lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit 5 November 2025
Maqedoni: Dje janë vaksinuar mbi 14 mijë qytetarë 7 September 2021