Nga Vendi
14 September 2021
LSDM: Me politizimin e tragjedisë, Mickoski tregoi mosnjohjen elementare të Kushtetutës dhe ligjeve

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski dhe OBRM-PDUKM dëshirojnë të përfitojnë nga tragjedia”.

Sipas tyre, politizimi i tragjedisë nga ana e Mickoskit, dëshmoi mosdijen e tij të Kushtetutës dhe ligjeve.

“Kushtetuta është e qarttë, anëtari i Qeverisë mund të jep dorëheqje, por para kryeministrit. Kryeministri mund të propozojë shkarkim të një anëtari të Qeverisë, ndërsa propozimin për shkarkim e cakton Kuvendi në seancën e ardhshme”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se një sjellje e tillë e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit dëshmon dëshpërimin në të cilën ndodhen.

“Përfundoi koha kur hetimet dhe procesverbalet e procedurave diktoheshin me telefon, shpikeshin dëshmitarë dhe keqpërdoreshin institucionet. Qeveria e LSDM-së veprim sipas Kushtetutës, sipas ligjeve. Hetimin e udhëheqin organet hetimore dhe një hetim i tillë i pavarur do t’i japë të gjitha përgjigjet”, thonë nga LSDM.

OBRM-PDUKM nuk ka të drejtë, thonë nga LSDM, që të thirret në moral, ndërsa kjo parti bllokoi ndërtimin e Qendrës së re Klinike.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Beatrix Ramosaj publikon këngën “Faj” dedikuar Donaldit28 January 2022
Specialja sot u shua zyrtarisht, Fatime Fetai ka një porosi30 June 2020
Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus17 June 2021