Nga Bota
14 September 2021
Japonia shënon numrin rekord të të moshuarve mbi 100 vjeç

Japonia ka arritur numrin rekord të personave mbi 100 vjeç. Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit bën me dije se numri i 100-vjeçarve ka arritur rekordin e 50 viteve të fundit me 86 500 të moshuar ku mbizotërohet nga gratë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të dhënat tregojnë një rritje të qëndrueshme që nga fillimi i statistikave, duke filluar në vitin 1963, kur njerëzit mbi 100 vjeç ishin vetëm 153.

Nga statistikat mësohet se 88.4% janë gra, me 76.450, ndërsa burrat regjistruan një rritje në 10.060 njësi. Përparimet në kërkimet mjekësore kanë parë rritje të konsiderueshme në dekadat e fundit, shpjegon ministria, me jetëgjatësinë në Japoni që është më e larta në botë për të dy identitetet gjinore: 87.74 vjet për gratë dhe 81. 64 për burrat.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, personi më i vjetër në botë, 118 vjeç, është në fakt një grua japoneze. Një banor i Fukuoka, Kane Tanaka lindi në 1903, në të njëjtin vit kur vëllezërit Wright bënë fluturimin e parë ajror që mund të kontrollohej nga piloti.



Të ndryshme
Më shumë
Kufijtë, KSI: PCR test për shtetasit e Serbisë, Kosovës, BeH dhe Malit të Zi 8 July 2020
Maqedoni, nga gushti deri në shtator janë infektuar mbi 40 mijë persona me coronavirus16 October 2021
Luana Vjollca dhe Labinot Gashi përpos se koleg tanimë edhe komshi24 September 2021