Nga Vendi
14 September 2021
PDSH me 13 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i ka publikuar emrat e të gjithë kandidatëve, me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

PDSH me kandidatë të vet do të garojë në 13 komuna, ndërsa do të ketë edhe 16 lista për këshilltarë komunal.

Në Tetovë PDSH do të garojë me Sadi Bexhetin, ndërsa në komunat tjera si vijon:

Gostivar – Renata Elezi
Tearcë – Daut Emini
Bogovinjë – Dashmir Arifi
Brvenicë – Miqail Rasimi
Zhelinë – Medin Nazifi
Saraj – Ilir Krosi
Çair – Misin Gradinaj
Studeniçan – Azem Sadiki
Likovë – Hevzi Jashari
Dibër – Petrit Klenja
Strugë – Samir Murtezoski
Vrapçisht – Irfan Lushi.

Ndërkaq, me lista për këshilltar komunal PDSH kandidon në komunat në vijim: Kumanovë, Likovë, Qyteti Shkupit, Çair, Studeniçan, Shuto Orizarë, Saraj, Zhelinë, Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Bogovinjë, Brvenicë, Vrapçisht, Gostivar dhe Strugë.



Të ndryshme
Më shumë
Rriten shifrat e infektimeve në SHBA për shkak të variantit Delta 4 August 2021
Argjentina sjell letërnjoftimin për ata që s’identifikohen as si burra, as si gra22 July 2021
Dialogu Kosovë-Serbi, Borell i njofton me detajet e takimit të fundit ministrat e jashtëm të BE-së21 June 2021