Nga Vendi
6 July 2020
Ahmeti për Zaevin: Ai bën deklarata pasi i pi 2-3 raki e pastaj kërkon falje

Në një intervistë për televizionin shqiptar Syri Tv, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi zhvillimet lidhur me fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Duke komentuar deklaratën e Zaevit se BDI do të shkojë në opozitë, ai tha se Zaev jep deklarata të tilla kur është për kafe, kur pi dy gota raki sepse, siç tha ai bisedon ndryshe para tij, përcjell TetovaSot.

“Këto deklarata Zaev i bën në kafe kur pi edhe dy gota raki se kur është me mua flet ndryshe. Unë nuk jam nga ata që ndryshe flasin paradite e ndryshe pasdite. Për ne më mirë është të fitojë partneri aktual, por prapë vendosin qytetarët. Por kështu është Zaev, bën deklarata. Unë nuk jam i tillë”, theksoi Ahmeti.

Ai gjithashtu u përgjigj në pyetjen se kush është më mirë që BDI të fitojë zgjedhjet në bllokun maqedonas. “Ne kemi bërë gjëra të mira me të dy palët. Unë nuk kam asnjë preferencë. Shumica e qytetarëve vendosin”, tha Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova voton: Pjesëmarrja deri në orën 15:00 mbi 28%28 December 2025
Aksident i rëndë trafiku në kryqëzimin përpara Parlamentit30 June 2025
Zjarri ne spital: Filipçe niset për në Tetovë. 8 September 2021