Nga Vendi
14 September 2021
Mehmedoviq propozon që spitalet modulare të mbyllen përkohësisht

Mjeku Zllate Mehmedoviq, në një intervistë për TV24 ka folur në lidhje me gjendjen e spitaleve modulare në Maqedoni, pas tragjedisë së javës së kaluar në Tetovë.

Mehmedoviq tha se spitalet modulare janë kapacitet mjaft i rëndësishëm për menaxhimin e pacientëve me COVID-19, por shtoi se do të jetë e vështirë që tani të binden qytetarët dhe të vendosen në ato spitale.

“Mënyra siç zbatohet hetimi jep shpresë. Më mirë dhe më sigurt është që këta spitale të mbyllen përkohësisht, derisa të vërtetohet se janë të sigurta dhe të kthehen në përdorim. Nuk duhet të kërkojmë qasje tjetër, nuk ka mënyrë tjetër që një vend me mjete të kufizuara financiare të sigurojë kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e pandemisë”, tha Mehmedovi.

Ndryshe, pas tragjedisë në Tetovë, Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar ndihmë nga ekspertë ndërkombëtar për të zbardhur shkaqet e vërteta të zjarrit në spitalin modular, nga i cili humbën jetën 14 persona.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
A e dini se stafi i aeroportit ju sheh të zhveshur?21 September 2021
Sfidat dhe premtimet për Kodrën së Diellit, flet drejtori i Elem Turs Adem Avziu24 February 2021
Tensionet në protestën dje në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 15 të proceduar penalisht10 September 2026