Nga Vendi
15 September 2021
Ali Ahmeti: Tragjedia në Tetovë, dhimbje e madhe për të gjithë – opozita mos ta politizojë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se tragjedia që ndodhi në spitalin moduar të Tetovës është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe në veçanti për familjarët e viktimave.

“Është dhimbje e madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është dhimbje e madhe për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe e tërë përpjekja bëhet të zbardhet e vërteta. Në ndihmë për të vërtetën na kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës Perendimore, si nga Gjermania, NATO dhe SHBA. Opinioni pret që të dijë të vërtetën dhe familjet dhe familjet të dijnë të vërtetën”, tha Ahmeti.

LAJM: Opozita akuzon se institucionet tentojnë të shmagin përgjegjësinë. A do të ketë përgjegjësi?

“Nuk mendoj që kjo situatë duhet të përdoret për qëllime të politikave ditore sepse nuk i ndihmon dhe nuk i shëron dot plagët që janë shkaktuar. Të gjithë duhet të jemi racional. Askush nuk i është gëzuar kësaj tragjedie dhe ne do të përpiqemi që të zbardhim të vërtetën”, tha Ali Ahmeti për gazetën LAJM.



Të ndryshme
Më shumë
Pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi shtëpi15 May 2020
Shqipëri, katër viktima dhe 167 raste të reja me Covid-1914 September 2020
Leonora Jakupi shtyn dasmën me biznesmenin e divorcuar i njohur ndryshe si "Baba i tenderave", Historia e fshehtë 9 vjeçare e dashurisë13 September 2021