Nga Bota
15 September 2021
Mjekja qëllohet për vdekje nga i fejuari disa javë pas një propozimi romantik

Një mjeke e re praktikante u qëllua për vdekje nga i fejuari i saj, vetëm tre javë pasi çifti u fejua gjatë disa pushimeve romantike, tha policia.

Ana Fantaziu, 23 vjeç, ishte një infermiere që ishte regjistruar në universitetin mjekësor me qëllim që të bëhej mjek.

Burri i saj i ardhshëm, 28-vjeçari Roman Vlas?, kishte ardhur për të takuar prindërit e saj në Moldavi. Por ky udhëtim përfundoi pasi ai qëlloi të fejuarën e tij para se të kthente armën mbi veten dhe tw vetëvritej.

Babai i saj tha se kishte pasur një grindje që përfshinte familjen dhe Vlasën, për të cilën miqtë e Anës thanë se kishte një natyrë “xheloze”.

Babai i Anës tha se ai iku nga shtëpia për të kërkuar ndihmë pasi dhëndri i tij i ardhshëm i kërcënoi ata me armë. Babai dëgjoi dy të shtëna me armë dhe policia gjeti trupin e vajzës dhe burrit të saj në shtëpinë në fshatin Fundul Galbenei, rrethi Hînce?ti.

Çifti ishte bashkë prej dy vitesh para fejesës. Një mik i shokuar e përshkroi lidhjen e tyre si të bukur dhe tha se ata kishin qenë së fundmi me pushime në Rumani.

“Në pushime, ai i kërkoi asaj të ishte nusja e tij. Në dasmën time ajo kapi dhe buqetën me lule, është shprehur mikja e saj.

Shoqja e Anës, Maria Buzu, një infermiere, tha se ndërsa dyshja kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme, por Vlas? ishte një i dashur xheloz.

Policia konfirmoi detajet dhe po heton tragjedinë.



Të ndryshme
Më shumë
“Xhaka është më i miri që kemi pasur”: Huggel del fuqishëm në mbrojtje të kapitenit25 September 2026
Shahpaska: Ka vende të lira në çerdhe, nënat duhet të kthehen në punë28 September 2020
Sara e harroi një ditë pas ndarjes dhe shkoi te tjetri, Atdheu: Më kanë çuar foto 2 July 2021