Nga Vendi
15 September 2021
Zaev për Ditën e demokracisë: E ndërtojmë për barazinë e të gjithëve

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook dërgoi porosi me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë.

Në vitin kur Republika e Maqedonisë së Veriut feston 30 vite pavarësi dhe pjesëmarrje të pavarur në jetën e bashkësisë së popujve, shkruan Zaev, e festojmë edhe parimin e madh – se demokracia vjen nga populli për t’i shërbyer popullit.

Sipas Zaevit, dita e sotme është përkujtues se demokracia është dialog i dykahshëm mes qytetarëve në shoqëri, përfaëqsuar nga përfaqësuesit politik për të sunduar udhëheqja e mirë.

“Në Republikën tonë të Maqedonisë së Veriut demokracinë e ndërtojmë në inkluzivitet në barazi të të gjithëve pa përjashtim, dhe vetëm si e tillë është themel për zhvillim të qëndrueshëm dhe për respektim të të drejtave të njeriut. Kultivimi i demokracisë dhe institucioneve demokratike e përforcon kohezionin në shoqërinë tonë dhe e ndan prioritetin për bashkim në mënyrë që t’i realizojmë interesat kryesore shtetërore dhe prioritet kryesore nacionale”, shkruan Zaev.



Të ndryshme
Më shumë
Procesi zgjedhor në Vrapçisht po zhvillohet normalisht11 January 2026
Ngacmuan një vajzë, rrahje me karrige mes kamarierëve dhe një grupi tjetër22 June 2021
Filipçe nga Velesi: Të vaksinohemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen tonë 2 September 2021