Nga Vendi
15 September 2021
Ja sa qytetarë janë regjistruar deri më tani, tregojnë nga ESHS

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 618.120 qytetarë, 191.839 amvisëri dhe 257.099 banesa.

Ndërkaq nga diaspora deri më tani, përmes aplikacionit online janë regjistruar 192.827 persona. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.

Deri më 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Nga 1 janari rroga minimale deri në 1400 euro në Mal të Zi18 September 2026
Kush është i dashuri misterioz i Dolces...30 September 2026
Rezarta Shkurta zbulon nëse do të bëhet pjesë e Big Brother VIP13 September 2026