Nga Vendi
15 September 2021
Zjarr në një bodrum në Tetovë, evakuohen banorët

Zjarr në hapësirat e bodrumit në njërën nga ndërtesat e njohura si kompleksi i banesave në rrugën “Borçe Koçoski” në Tetovë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30, ndërsa për fat të mirë nuk ka vi ktima.

Sipas informacioneve fillestare nga zjarrfikësi i Tetovës, shumë banorë dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të tymit. Zjarri nuk ka përfshirë asnjë banesë.

“Zjarri ka ndodhur në tabelën e njësorëve në hapësirat e bodrumit. Ne menjëherë filluam të intervenojmë me aparatet kundër zjarrit. Për këtë shkak u paraqit tymi i cili u përhap nëpër korridore të të gjithë ndërtesën dhe prandaj vendosëm t’i evakuojmë të gjithë banorët.

Në këtë rast, hasëm edhe tre persona të palëvizshëm, por të gjithë i nxorëm jashtë. Disa prej tyre për shkak të tymit kërkuan dhe morën ndihmë nga personeli mjekësor të cilët erdhën me automjete ambulantore. Ndihmë të madhe në evakuim patëm nga policë”, deklaroi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Një problem i madh për zjarrfikësit ka qenë të vijnë me kamionët deri te ndërtesa për shkak hapësirës së ngushtë dhe automjeteve të parkuara.



Të ndryshme
Më shumë
Ziadin Sela takoi Lulzim Bashën29 October 2020
Dizajni i iPhone 12 nga Apple vjen në disa imazhe mahnitëse | FOTO26 August 2020
Frashër Krasniqi e quan hipokrit Albin Kurtin16 June 2021