Nga Vendi
15 September 2021
Taravari: Ekspertët gjerman duhet t’i kontrollojnë edhe spitalet tjera modulare

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari mbrëmë në ditarin e TV Sitel, ka thënë se në shumë spitale të vendit nuk ka kushte minimale për shërimin e pacientëve.

Ai thotë se për momentin opinioni është defokusuar.

“Ne nuk po flasim për zjarrin, por për aktin moral të dorëheqjeve. Ajo është punë e kryer. Duhet të vendosen në rend dite në seancë dhe të vendosen njerëz të rinj në ministrinë dhe në spitalin në Tetovë”, ka deklaruar Taravari.

Taravari më tej ka kërkuar që ekspertët gjerman që duhet të vijnë në shtetin dhe të jenë pjesë e hetimit për zjarrin, të dërgohen edhe në spitalet tjera modulare, që t’i shqyrtojnë dhe të shohin nëse i plotësojnë kushtet e nevojshme.

“Hetimi do të tregoj kush është fajtor për këtë. Vlerësoj se për momentin nuk duhet të mbyllen spitalet tjera modulare, por nëse nuk i plotësojnë kushtet, nuk është dashur të hapen”, ka thënë Taravari, duke shtuar se Banka Botërore ka qenë donator i parave për spitalet modulare.



Të ndryshme
Më shumë
Kosova shteti i vetëm në rajon ende jashtë Konferencës Evropiane të Ministrave të Transportit20 October 2025
U shfaq duke u puthur me një vajzë, Sara Kolami “zhduk” Drilon Ramën nga rrjetet 6 May 2025
Moti sot në Maqedoninë e Veriut29 September 2021