Nga Vendi
15 September 2021
Hoxha: Të gjithë deputetët t’i mbështesin ndryshimet ligjore me të cilat e diela do të jetë ditë jo pune

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret që propozim-ndryshimet për Ligjin për marrëdhënie pune, me të cilat dita e diel do të shpallet ditë jo pune, të kalojnë në procedurat kuvendare dhe më pas të votohen.

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria i fton të gjithë deputetët edhe të pushtetit edhe të opozitës, t’i mbështesin këto ndryshime ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilat parashihet që e diela të jetë ditë jo pune, akoma nuk është vendosur në rend dite në Komisionin për Punë dhe Politik Sociale në Kuvend. Presim që kjo zgjidhje ligjore të kalojë në komisionin amë dhe më pas të votohet në seancë plenare nga deputetët”.

“Bëjmë thirrje që të gjithë deputetët, edhe të pozitës edhe të opozitës ta mbështesin këtë zgjidhje ligjore pasi është në interes të qytetarëve”, tha Hoxha.

Ky ndryshim ligjor për ditën e diel ditë pushimi, duhet të fillojë të zbatohet nga 1 tetori./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nusja nga Gostivari kërcënon se do ta kalle shtëpinë14 September 2021
Gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me Covid-19, shërohen 113 pacientë 5 August 2020
Dua Lipa: Më kujtohet gëzimi në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në vitin 200830 June 2021