Nga Rajoni
28 May 2020
Covid-19, Shahini: Kanë marrë shërbim psiko-social deri 2000 nxënës

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi mblodhi grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëve”.

Ai u shpreh se fëmijët duhet ta kuptojnë sesa e bukur është jeta e lirë, pa pandemi e grip.

Ruçi tha se nxënësit janë ata që duhen mbrojtur në këtë kohë pandemie, ndërsa ka mbajtur fjalën e saj edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

“Sistemi arsimor është sfiduar nga pandemia dhe tërmeti në këtë vit. Ne humbëm disa ditë pune në shkollë që në nëntor. Shkëputja nga shkolla e gjatë nuk iu bën mirë fëmijëve, sepse fëmijët atëherë do kenë tendencë të largohen nga sistemi arsimor. Ne jemi munduar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimin nga shtëpitë”.

“Kemi qenë fleksibël me mësuesit, e nuk e kemi bërë të kompleksuar sistemin. Parimi i dytë ka qenë që të ruhet shëndeti mendor i nxënësve. Shkollat u mbyllën më 9 mars, kur u evidentua rasti i parë i Covid-19. Arsyeja pse në Shqipëri ka pak raste është se ne kemi kryer mbylljen menjëherë. Kanë marrë shërbim psiko-social deri 2000 nxënës”, u shpreh Shahini, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

SPONSORED CONTENT

Mgid



Të ndryshme
Më shumë
“Lepiu ku pështyu” – Çfarë tha Butriniti për Kidën disa vite më parë 8 October 2021
Letra e Kallashnikov, krijuesit të “AK-47” para vdekjes: Jam penduar për armën që e shpika21 July 2021
Shenjat e para të “krisjes” së Koalicionit ASH-AAA fillojnë nga Dibra!13 October 2021