ShowBiz
16 September 2021
Leonora Jakupin e tradhtojnë syzet, kush është mashkulli misterioz që po e shoqëron në pushime?

Leonora Jakupi ka disa ditë që ndodhet në Turqi.

Këngëtarja kosovare ka pak ditë që ka nisur pushimet verore, derisa si destinacion ka zgjedhur Bodrumin e Turqisë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Por, me kë po i kalon këto pushime Leonora?

Në një video të publikuar nga ana e këngëtares në llogarinë e saj në Instagram, ajo është ‘tradhtuar’ nga syzet që ka vënë.

Në “Storyn” e publikuar, në syzet e saj të cilat reflektojnë pamjen që ka përballë këngëtarja, duket qartë edhe një mashkull pranë saj, duke lënë të dyshohet se ajo ndodhet për pushime me të dashurin e saj.

Theksojmë se Leonora Jakupi kohë më parë foli për lidhjen e saj të dashurisë, por gjithmonë duke mos zbuluar identitetin e të dashurit.

Derisa sa i përket planeve për dasmë, Leonora është shprehur se nuk i pëlqen dasmat dhe këto formalitete, prandaj me shumë gjasë ndoshta nuk do të bëjë ceremoni martese.

/Reporteri.net/



Të ndryshme
Më shumë
563 punonjës policie u angazhuan në 24 orët e fundit për shuarjen e zjarreve20 August 2021
Fjolla Morina në spitalin e Kukësit para se të kalojë në qelitë e paraburgimit19 September 2020
Nga dhjetori ndalohet qeset e plastikës, Nuredini: Qeset e biodegradueshme nga 15 den 4 October 2021