Nga Vendi
16 September 2021
Sela: Është skandaloze mospranimi i dorëheqjes, nëse Zaevit i dhimbet Filipçe të ikin të dytë së bashku

Në emisionin “Click Plus”, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, lideri i opozitës shqiptare the se ai është shqetësuar se që nga momenti i parë i tragjedisë kanë lëvizur gjerat nga qeveria që të harrohet ajo.

“Është tepër e rëndë që ideja që ta mendosh që njerëzit që kanë shkuar të shërohen dhe kanë humbur jetën në formën më monstruoze që mund të humbet jeta. Dhe, nga ana tjetër ky debat për pranim ose mospranim të dorëheqjeve është skandaloz”, tha Sela.
Ai tha se të bëjsh kalkulime politike me këtë situatë nuk është e qëlluar.

“Këto kalkulimi po i bëjnë pikërisht ato që thonë të mos politizohet kjo ngjarje. Vetëm dëgjoni deklaratën e Zaevit, i cili thotë se ai do të vendos për deklaratën në momentin që do të mbarojë hetimet. Kjo është skandaloze”, u shpreh Sela, duke shtuar se vet fakti se 14 persona janë djegur, ministër ka dhënë dorëheqje morale dhe kjo është dashur vetëm konstatuar.
“Në të kundërtën lindin shumë dilema, pse po manipulohet ky proces, çfarë e lidh kryeministrin me një ministër, ndoshta me qëllimin që të lihet në haresë, siç ka pasur tentime në të kaluarën, ndoshta është kjo rruga që duhet ndjekur”, u shpreh Sela.
Sela pyeti nëse kryeministri e kupton se familjet që kanë mbetur gjallë kanë nevojë për ngushëllim.

“Ngushëllimi është edhe kjo pjesë e kategorisë morale, familjet e shohin se dikush vuan me ta. Shikoni se sa e rëndë është deklarata e këtij zotniu që thotë pres deri sa të mbarojë hetimit”, tha më tej Sela.



Të ndryshme
Më shumë
Dani Alves në burg, Neymari e ndihmon me 150 mijë euro10 January 2024
Izraeli sulmon Gazën nga ajri pas lëshimit të balonave zjarrvënës nga palestinezët 2 July 2021
Stoimenov: Buxheti i Maqedonisë është gjashtë herë më i madh se ai i vitit 1999 7 July 2021