Nga Vendi
16 September 2021
Dalin oraret dhe linjat e transportit publik në Tetovë

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” nëpërmjet rrjetit social Facebook informon në lidhje me linjat e autobusëve që do të qarkullojnë nëpër Tetovë prej të hënës deri të shtunën nga ora 06 deri në ora 20, njofton Portalb.mk.

  • Linja numër 1

Në çdo 30 minuta, duke filluar nga ora 06:00’

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Qendër”, “Xhamia e Larme”, Shkolla e Mesme e Mjekësisë”, “Universiteti i Tetovës”, “Universiteti i Evropës Juglindore”.

Kthimi nga:

“Universiteti i Evropës Juglindore”, “Universiteti i Tetovës”, “Shkolla e Mesme e Mjekësisë”, “Xhamia e Larme”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

  • Linja numër 2

Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Qendër”, “Xhamia e Larme”, “Rruga e Teleferikut”, “Arabati Baba Teqe”, “Reçicë e Vogël”, “F. Reçicë e Madhe”.

Kthimi nga:

“F. Reçicë e Madhe”, “Universiteti i Evropës Juglindore”, “Reçicë e Vogël”, “Arabati Baba Teqe”, “Rruga e Teleferikut”, “Xhamia e Larme”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

  • Linja numër 3

Në çdo 45 minuta, duke filluar nga ora 06:00

Nisja nga:

“Stacioni i Autobusëve”, “Tregu i Gjelbër”, “Rr. Tetovarja”, “Kazerma”, “Drenoveci”, “F. Poroj”, “F. Xhepçisht”.

Kthimi nga:

“F. Xhepçisht”, “F. Poroj”, “Drenoveci”, “Shkolla e Muzikës”, “Qendër”, “Tregu i Gjelbër”, “Pallma Mall”, “Stacioni i Autobusëve”.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, Darko Spirovski në një intervistë për Portalb.mk, deklaroi se tani janë krijuar kushtet minimale për funksionimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë. Edhe pse Ndërmarrja është themeluar, disa punë vazhdojnë të jenë të papërfunduara dhe për këtë sipas Spirovskit duhet kohë.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.



Të ndryshme
Më shumë
Operacion policor në rajonin e Gostivarit: gjashtë shtetase shqiptare në pranga19 November 2025
Kryeministri bullgar Janev: S’do ketë ndryshim të qëndrimeve në raport me Maqedoninë e Veriut16 September 2021
Mickoski: Platforma për monitorimin e projekteve të financuara nga Qeveria simbolizon integritet dhe mbikëqyrje publike 4 December 2025