Nga Vendi
16 September 2021
Dimitrov: Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për Ballkanin Perëndimor

Me iniciativë të eurokomesarit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot bashkërisht me ministrat e rajonit që angazhohen për eurointegrimet, mori pjesë në mbledhjen për këmbim të mendimeve dhe përgatitje për Samitin e tetorit BE – Ballkani Perëndimor.

Në mbledhje, siç njoftuan nga SÇE-ja, u diskutuan temat kyçe të agjendës së Samitit dhe rezultatet që priten, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen ekonomike nga BE për rajonin dhe ndërtimin e tregut të brendshëm rajonal, gjendjen me coronavirusin dhe procesin e vaksinimit, agjendën e gjelbër si dhe përpjekjet për uljen e shpenzimeve të roamingun mes rajonit dhe BE-së.

Dimitrov theksoi se Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Samiti duhet të jetë mundësi që të përafroeht deri te qytetarët mbështetja e BE-së dhe partneriteti strategjik me rajonin në menaxhimin me sfidat globale si çështje të përbashkëta – covid-49 dhe vaksinimi, migracioni dhe çështjet e sigurisë, por edhe përparimi në procesin e zgjerimit”, tha Dimitrov./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Prive Paparazzi: Kështu po e kalojnë kohën bashkë Nora dhe Roberti në pushime23 August 2021
Inteligjenca artificiale po hyn në klasa, a është arsimi gati për ndryshimin?21 March 2026
Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Jemi falënderues për Shqipërinë e Kosovën17 August 2021