Nga Vendi
17 September 2021
Kuzeska: Mickoski keqpërdor ndjenjat e familjarëve të viktimave në Tetovë

Në konferencë për shtyp, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska tha se Mickoski po keqpërdor ndjenjat e familjarëve të viktimave në Tetovë për pikë politike.

“Mickoski po ashtu vendoset në rolin e hetuesit, eksperti, prokurorit dhe gjyqtarit dhe vendos fakte që nuk kanë kanë të bëjnë me realitetin”, tha Kuezeska.

Sipas saj, Mickoski nuk bën një gjë të tillë për shkak se është i shqetësuar, por për shkak se lufton për pushtet.

Ndryshe, sot kreu i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski ishte për vizitë në Nerasht të Tetovës te familjarët e një nga viktimat që humbi jetën në zjarrin tragjik në spitalin e Tetovës.



Të ndryshme
Më shumë
“Kam gjithçka që më nevojitet”, Trixa shijon jetën e natës 14 March 2022
Maqedoni: Pasaportat me vlefshmëri të skaduar do të vlejnë deri në fund të vitit16 June 2021
Babai i Kadri Veselit varroset sot në orën 19:00 7 July 2021