Nga Vendi
17 September 2021
Carovska: Gjendja në shkolla është stabile

Përqindja e të infektuarve me coronavirus dje ka qenë 0.01 për qind, ashtu si në dy ditët para ditës së djeshme, ndërsa nga 1 shtatori deri tani rastet e përgjithshme nuk janë mbi 0.2%.

Sipas ministres Carovska, këto shifra janë stabilitet, por nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon ndryshim të modelit mësimor, MASH do ta ndryshojë.

“Ministrja e Arsimit dhe Shkencës është në koordinim ditor me të gjitha shërbimet mjekësore dhe njoftohet javë për jave në mbledhjet e Shtabi Kryesor Koordinativ për gjendjen në shkolla. Shumë e rëndësishme është që shkollat të mbyllen në fund dhe të parat të hapen dhe kjo nuk është deklaratë ad hoc që e theksoj, por është qëndim i organizatave ndërkombëtare që kujdesen për cilësinë në arsim”, tha Carovska.

Ajo shtoi se po ndjeken edhe përvojat e shteteve tjera dhe se ka protokolle anti-cvoid./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Trafiku rrugor vijon me intensitet mesatar, në Qafëthanë pritet deri në 30 minuta 4 September 2020
Pacolli: Njerëzit që më kanë braktisur e tradhëtuar, në fund kanë dështuar20 October 2021
Mi6 kryeson renditjen e agjencive më të vlerësuara të inteligjencës në Evropë 1 August 2026