Nga Vendi
20 September 2021
Sondazhi Brima: Ahmeti i pari, Kasami kalon Selën me përkrahje

Edhe anketa e fundit e nxjerrë bindshëm fitues Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 17 tetor.

Poashtu në këtë anketë të realizuar nga BRIMA lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka mbështetjen më të madhe tek shqiptarët.

Brima Gallup sot ka publikuar një anketë për rejtingjet e partive politike. Në bllokun maqedonas, LSDM-ja po prijnë karshi VMRO-së.

Në bllokun shqiptar, BDI-ja e Ahmetit është e para, duke u ndjekur nga ASH-ja e Selës dhe nga BESA.

Brima ka publikuar edhe rejtingjet e liderëve, ku siç duket ka një ndrsyhim. Në anketën e Brimas Ali Ahmeti është i pari me me 5.9%, duke u ndjekur nga kreu i Besës, Bilall Kasami me 4.4%. Në vendin e tretë sipas anketës radhitet Ziadin Sela me 4.1% dhe Afrim Gashi me 0.4%.

Sipas Brimas, kjo anketë është zhvilluar në teren pas nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale.
Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, sondazhi i Brimas tregon se 19.8% e të anketuarve do të votonin për kandidatët e LSDM-së, 17.7% për kandidatin e VMRO-DPMNE, 7.5% për BDI-në, 5, 6% për Aleancën e Shqiptarëve, 4.6% për Lëvizja BESA, 3.3% për të Majtën.

Në këtë anketë, 2.4% thonë se do të votojnë për një kandidat të pavarur, dhe 8.8% thonë se nuk do të votojnë. Rreth një e katërta janë në kategorinë e “e të pa përcaktuarve”, dmth 13% thonë se janë “të pavendosur”, 3.7% thonë “nuk e di”, dhe 7.4% shprehimisht “refuzojnë të përgjigjen”.



Të ndryshme
Më shumë
Tre muaj para zgjedhjeve lokale dihet kush do ta fitojë Tetovën10 August 2021
Situata me Covid në Tetovë vazhdon të rëndohet tejmase19 August 2021
‘Po e përcillte për Zvicër dhe u puthën në buzë’, Edit i publikohet fotografia me të dashurën jashtë ‘Për’puthen’29 September 2021