Nga Vendi
21 September 2021
Maqedoni: Autoritetet tregojnë se a do të ndryshohet modeli mësimor?

Sipas analizës së fundit epidemiologjike të Institutit për Shëndet Publik, për 40 përqind është ulur incidenca e shpërndarjes së virusit tek popullata në nivel të të gjithë shtetit, në krahasim me dy javët e fundit të muajit gusht.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në pajtim me këto të dhëna nga analiza, nuk ka nevojë për ndryshimin e modelit mësimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në analizën epidemiologjike të Institutit është përfshirë popullata e rritur, prej parashkollorëve, filloristëve deri tek akademikët.

Edhe ministrja e Arsimit Milla Carovska, tha se nuk ka nevojë për ndryshim të procesit mësimor dhe se nxënësit do të vazhdojnë të shkojnë në shkolla.

Gjendja në çerdhe gjithashtu është stabile dhe nuk është konstatuar se ka përhapje të virusit në këto institucione.

Në shtatë ditët e fundit është bërë mbikëqyrje inspektoriale për respektimin e protokolleve dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Ndryshe, sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1.967 testime, 154 raste kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa u regjistruan edhe 408 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.786./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
UEFA, caktoi terminin e shortit për Champions dhe Ligën Evropa30 June 2020
Maqedoni, nga nesër kafenetë do të mund të pranojnë mysafirë edhe në pjesën e brendshme, masa nuk vlen për diskotekat dhe klubet30 June 2021
“Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici italian që ishte kundër vaksinimit31 August 2021