Nga Vendi
21 September 2021
375 milionë euro ka dërguar diaspora në Maqedoni gjatë krizës së koronavirusit

Diaspora gjatë kohës së krizës me koronavirusin ka dërguar në Maqedoninë e Veriut mbi 375 milionë euro. Këtu nuk përfshihen edhe ato qindra miliona që i solli diaspora në vend gjatë muajve të fundit, përcjell INA.

Të dhënat e Bankës Popullore flasin se këto para kanë mbërritur në llogaritë bankare të qytetarëve apo janë dërguar në forma tjera të transferteve gjatë periudhës mars – qershor 2021.

Nuk ka të dhëna për periudhën korrik – gusht, kur mërgimtarët qëndruar për pushime në vendlindje.

Sipas BPM nga viti 2005 deri qershor 2021, diaspora ka dërguar rreth 3 miliardë euro.(INA)



Të ndryshme
Më shumë
Çka po ndodh me Fifin? Këngëtarja në gjendje aspak të mirë shpirtërore, publikon video duke qarë 1 July 2021
“S’ma pranuan këngën për shkak të Elhaidës?” Arta Bajrami zbulon çfarë ndodhi në Festivalin e RTSH-së22 September 2026
Filipçe: Deri në fund të muajit do të mbërrijë një sasi e konsiderueshme e vaksinave kineze22 June 2021