Nga Bota
22 September 2021
Zbulohet misteri i gruas që u gjet në ishull, por që nuk mban mend emrin e saj

Disa ditë pasi u gjet dhe u shpëtua në një pjesë të largët të Krk pa e ditur se kush është apo si arriti atje, supozohet se tanimë është zbuluar identiteti i gruas misterioze në Kroaci.

Bëhet fjalë për një histori të jashtëzakonshme që ka tërhequr vëmendjen globale, por ka hasur në pak përgjigje, një histori e cila ka ende shumë nevojë për shpjegim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç ishte raportuar më parë, një grua që fliste “një anglisht të përsosur” dhe e cila nuk mbante mend emrin e saj dhe që nuk kishte ndonjë dokument për ta identifikuar u gjet në një gjendje të hutuar dhe të dobësuar me prerje në fytyrë në një pjesë të largët të ishullit Krk më 12 shtator.

Ajo u shpëtua nga dega në Rijekë e Shërbimeve Kroate të Shpëtimit Malor dhe u transferua në spital në Rijekë, ku thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Sidoqoftë, pavarësisht të mbulimit global medial të ngjarjes (përfshirë CNN, The Guardian dhe Daily Mail), gruaja ende duhet të identifikohet zyrtarisht.

Por sugjerimet fillestare thonë se ajo kishte një theks skocez.

Sipas Index.hr, sot dolën informacione se gruaja ishte identifikuar.

“Jo zyrtarisht, mësojmë se policia, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Interpolit, mori konfirmimin se ajo ishte një shtetase sllovake në moshën 57-vjeçare. U identifikua nga fotot, dhe konfirmimi përfundimtar do të jetë NGA gjurmët e gishtërinjve. Sipas informacioneve jozyrtare, është Daniela A. nga Sllovakia”, shkruan mediumi kroat, përcjell Telegrafi.

Po sipas mediumit në fjalë, gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe pasi mjekët të japin dritën jeshile, ajo do të dorëzohet nën kujdesin e stafit të qendrës së mirëqenies sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është data kur do të ndërrohet ora26 October 2021
Kroaci, të dielën mbahen zgjedhjet parlamentare 4 July 2020
Regjistrohen 490 raste të reja me coronavirus në Maqedoni23 November 2021