ShowBiz
22 September 2021
Thonë se marrin nga 30 mijë euro bakshish në dasma, Aida Doçi dyshon në këto deklarata të këngëtarëve

Këngëtarja ka treguar të pathëna nga jeta e saj.

Aida Doçi, ishte e ftuar në Prive e cila krahas të tjerave, ka treguar edhe për bakshishin e saj më të madh se ku e ka marr dhe sa ka qenë çmimi.

Këngëtarja, nuk zbuloi detaje rreth çmimit të saktë, mirëpo tha se nuk i ka munguar bakshishi gjatë kohës kur ajo qenë e ftuar në ahengje familjare.

Tutje, Aida Doçi kritikoi disa nga këngëtarët të cilët deklarojnë se çmimet e bakshisheve kanë qenë deri në 30 mijë euro ndërsa shtoi se asaj nuk i ka ndodhur kjo gjë.

“Njerëzit që të thirrin ty në dasmë dhe kudo që të thirrin me këndu, ata përderisa të kanë zgjedh kanë me u kënaq me ty dhe kanë me t’qit edhe bakshish dhe edhe mu m’ka ndodh mem qit bakshish amo nuk kisha mujt me cek ndonjë shifër të madhe, për arsye se mu hala nuk m’ka ndodh sikur disa këngëtarë që i dëgjoi ndoshta që nuk din me këndu, hiç thojnë i kena marr ka 30-50 mijë euro bakshish sot. Mu për veti nuk më ka ndodh kjo hala, dmth kam marr bakshish por jo me shifra të mëdhaja”, tha Aida.



Të ndryshme
Më shumë
Partitë politike në Maqedoni nuk i respektojnë masat anti-covid, nuk kërkojnë certifikatë vaksinimi nëpër tubime29 September 2021
Arrihet kompromisi me Bullgarinë? Ambasadorët e BE pritet të miratojnë sot konkluzat për zgjerim17 December 2020
Moti sot me diell dhe vranësira27 June 2020