Nga Vendi
23 September 2021
Shkup: Grabitet barnatorja, pronari vdes nga stresi

Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë në Shkup. Një person ka hyrë me thikë në një barnatore në lagjen Çair, në rrugën “John Kennedy”, duke kërcënuar punëtoren me thikë.

Ndërkohë pas dhjetë minutash në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Organet kompetente janë duke punuar në zbardhjen e rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Dezinfektim në hyrje dhe në dalje të vendvotimit, s’mund të votohet pa maskë15 July 2020
Nëse edhe ju e përdorni kondicionerin në makinë, ka diçka që duhet ta dini patjetër 3 July 2021
Aksident mes dy veturave në autostradën Shkup–Tetovë10 November 2025