Nga Vendi
23 September 2021
Selami me qëndrim ndryshe nga Zaev për regjistrimin e popullsisë

Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës, thotë se Maqedonia e Veriut po e regjistron të gjithë popullsinë dhe ky qëndrim nuk është i njëjtë me deklarimet e kryeministrit Zoran Zaev, informon portali “tetova1”.

Sipas tij, sikur të mos përfshihej në numrin e përgjithshëm, atëherë diaspora fare nuk do të regjistrohej.

“Në bazë të ligjit ne e kemi për obligim të nxjerrim numrin e përgjithshëm të popullatën rezidente, numrin e përgjithshëm të popullatës jorezidente dhe numrin e përgjithshëm të të regjistruarve. Nëse nuk do të hynte në numrin e përgjithshëm të popullatës, atëherë pse ne do të regjistronim diasporën.

Pra, sipas ligjit, popullata rezidente dhe ajo jorezidente përbëjnë numrin e përgjithshëm të popullatës. Ne si Ent i Statistikës nuk bëjmë politikë, pra i mbetet politikës dhe partive politike sesi do ta bëjnë këtë”, ka deklaruar Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikës duke theksuar se regjistrimi po zhvillohet me disa probleme të vogla teknike, por që po evitohen me kohë.

Por kryeministri Zaev në një debat televiziv ku ka folur edhe për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, që ka nisur më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator deklaroi se Diaspora nuk do të përfshihet në regjistrin e popullsisë rezidente, por në një grafë të posaçme ku do të qëndrojnë të gjithë shtetasit të cilët për më shumë se një vit jetojnë apo punojnë jashtë vendit.

“Të gjitha ata janë qytetarë tanë, pavarësisht nëse jetojmë brenda apo jashtë vendit. Ata do të përfshihen në regjistrim, por ka një dallim të qartë mes tyre. Do të kemi popullatë rezidente dhe jorezidente. Jorezidentë do të jetë të gjithë ata të cilët për më shumë se një vit jetojnë jashtë vendit dhe kjo është shumë e qartë”, ka theksuar Zaev. /tetova1/



Të ndryshme
Më shumë
Modelja që shpenzoi dy milionë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian17 June 2021
Pendarovski mbledh liderët, kush bënë 61 deputet merr mandatin19 July 2020
Fshati në Zvicër mbetet pa nxënës, komuna do të paguaj kush shkon të jetoj16 September 2021