Nga Rajoni
23 September 2021
Vuçiqi i shqetësuar: Serbia po zbrazet, s’do të mbetemi as 5 milionë banorë…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë iu drejtua popullit serb nga Budapesti.

Ai ka thënë se migrimi e ka prekur keq Serbinë dhe se shumë fshatra e komuna të vogla në vend janë boshatisur.

“Fshatrat tanë janë të shkretë, komunat e tjera në Serbi janë bosh. Ne nuk kemi një situatë të mirë askund, madje as në Novi Pazar. Beogradi po tërheq migrimet”, tha ai, duke shtuar se nuk ka zgjidhje më të mirë askund, por se gjendja është e keqe. Ai tha, gjithashtu, se Serbia nuk do të ketë as 5 milionë banorë në 20 vjet.

“Toka jonë do të zbrazet”, citohet të ketë thënë Vuçiq.



Të ndryshme
Më shumë
Sulmoi gruan dhe vajzën e tij të mitur, arrestohet 48 vjeçari nga Gostivari30 June 2021
Gashiq e padëshiruar në Gjakovë, qeveria hesht29 June 2021
OBSh-ja kritikon Grupin G7: Vaksinat na duhen tani, jo vitin e ardhshëm15 June 2021