Nga Vendi
23 September 2021
Bie bora e parë në Maqedoninë e Veriut

Përveç Kosovës fqinje bora ka mbërritur edhe në Maqedoninë e Veriut. Këtë mëngjes qendra e skive Kodra e Diellit u zbardh nga bora.

Bora atje ra në 1800 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperatura më e ulët arriti në 0.3 gradë.

Megjithatë, sipas meteorologëve, bora nuk do të qëndrojë gjatë, sepse në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me temperatura ditore dukshëm më të larta.

Deri të shtunën në mëngjes temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende më të larta do të zbresin në 0 gradë. Nga e marta do të ketë reshje lokale të shiut./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Unë e mbaj familje, dua ta di a kanë nevojë për diçka”, Fifi qanë sërish në “Big Brother”16 October 2021
Arben Taravari: Fitorja fillon nga Tetova, tash është koha që Tetova të frymojë ndryshe25 June 2020
Edhe dy ditë afat, janë regjistruar mbi 1.6 milionë qytetarë në Maqedoni28 September 2021