Nga Vendi
24 September 2021
Estonia do të ndihmojë në digjitalizimin e Maqedonisë së Veriut

Në Qeveri sot pritet të nënshkruhet marrëveshje mes ekzekutivit dhe Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, marrëveshja trelaterale do të ndihmoj procesin e digjitalizimit në vendin tonë.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ambasadroja e Estonisë në vendin tonë Kristi Karelson dhe ajo e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.

Projekti do të duhet ta zbatojë Sekretariati për Çështje Evropiane, me ndihmë financiare nga SHBA, Estonia dhe ndihmë ekspertësh nga Qendra Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtarë.



Të ndryshme
Më shumë
Shkrimtari serb: Serbët jetojnë më mirë në Kosovë sesa në Serbi15 June 2021
Kulmi i fushatës zgjedhore në SHBA, Trump ndan nga 90 dollarë për pensionistët - premton nga 5000 për secilin qytetarë nëse fiton 3 October 2026
Kolegët e spiunuan te menaxheri, infermierja hiqet nga puna17 August 2021