Nga Vendi
24 September 2021
Shahpanska: Pensionet do të rriten, pensioni më i ulët do të jetë 10.700 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska paralajmëroi rritje të pensioneve dhe se kjo është rezultat i reformës pensionale.

Sipas saj, gjendja financiare e Fondit për Sigurim Invalidor dhe Pensional është stabil dhe se me rritjen e BPV-së që sipas analizave pritet të jetë mbi 4.1% do të rriten edhe pensionet.

“Në fund të vitit do të shohim mënyrë të re se si të përmirësohet standardi pensional. Nëse e bëjmë krahasimin me pensionet mesatare që janë paguar në vitin 2017, pensionet janë rritur për rreth 2.000 denarë. Pensionet do të vazhdojnë të rriten, ndërsa pensioni më i ulët do të jetë 10.700 denarë”, tha Shahpanska.

Ajo sqaroi se me reformën sociale personave të moshuar që nuk janë shfrytëzues të pensioneve dhe shërbimeve sociale janë siguruar 6.00 denarë dhe 1.000 denarë shtesë për shpenzimet për amvisëri, ndërsa këtë shërbim e shfrytëzojnë 9.446 persona./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës dhe vazhdim të masave për karburantet 1 May 2026
Shkarkimi i Ziberit/ Ademi ‘selam’ Filipçes: Ndoshta mundesh me shkarku, por nuk do te mundesh më, sepse do te shkarkohesh vet!27 June 2020
Fitoren më të thellë e ka 1-0, Shqipëria zyrtarizon miqësoren e rradhës me kundërshtarin ‘qesharak’14 September 2020