Nga Vendi
24 September 2021
Djegia e spitalit modular në Tetovë, Thaçi paralajmëron fakte: Është krim!

Lideri i Partisë Demokratike për Shqiptarët, Menduh Thaçi ka paralajmëruar publikim të fakteve për djegien e Spitalit modular në Tetovë.

Thotë se këto fakte të cilat do t’i publikojë në rolin e mjekut, do të dëshmojnë se djegia e Spitalit modular nuk është tragjedi, por krim.

“Shumë shpejt do të jap fakte dhe argumente profesionale pse këtë e quaj krim”, tha Thaçi.

Ka shtuar se duhet të jepet edhe përgjegjësi për këtë.

Ndërkaq nga djegia e Spitalit modular në mbrëmjen e 8 shtatorit jetën e humbën 14 persona kurse u lënduan 12 të tjerë.



Të ndryshme
Më shumë
Hasani: Nuk është koha e dorëheqjeve, por e sfidave 9 September 2021
VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare23 October 2025
Filipçe nga Kongresi i LSDM-së: “Shteti yt – mundësia jote” është zotimi ynë moral 7 June 2026