Nga Rajoni
24 September 2021
Diplomati grek paralajmëron se Greqia mund ta njohë Kosovën

Diplomati grek, Alexandros Mallias, në një opinion të publikuar në gazetën prestigjioze greke “Kathimerini” ka folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu edhe raportet në mes të Greqisë dhe Republikës së Kosovës.

Mallias i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Greqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se intensifikimi i raporteve në mes të Prishtinës dhe Athinës dhe rruga që po ndjek kryeidplomati grek, Nikos Dendias, mbase në fund do të finalizohen me njohje.

“ Ministri i Punëve të Jashtme, z. Dendias, filloi një dialog të nivelit të lartë midis Greqisë dhe Republikës së Kosovës. Në fund të rrugës ndoshta do të ketë njohje”, ka shkruar Mallias.

Ai në këtë opinion të tij thotë se një zhvillim i tillë do ta afronte Greqinë me faktorin shqiptar dhe që sigurisht do të lëkundte primatin e Turqisë.

Kohëve të fundit është diskutuar shumë për punën e njohjes së Kosovës nga Greqia. Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagime të ashpëra nga Beogradi, të cilët janë lutur shtetit grek që të mos e ndërmarr një hap të tillë.



Të ndryshme
Më shumë
36 vjeçarja e vret duke e goditur me shishe të birrës të dashurin që e njohu në Facebook19 August 2021
Për herë të parë në Maqedoni, Dr. Ilir Hasani realizon operacioni për frakturat e shtyllës kurrizore! 6 August 2020
Osmani-Stoev: Zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është në interes të përbashkët17 June 2021