Nga Vendi
8 July 2020
Florin Besimi: ‘Rinia në rend të parë’, ja pikat e programit të BDl-së për rininë

Kandidati i Zonës së 6 të nga BDl, dr. Florin Besimi, ka veçuar tri pikat thelbësore të BDlsë, punsim, mirëqenie dhe integrim, ndërsa për programin për rininë, ja disa pjesë nga platforma e BDlsë për rininë.

Me vizionin për Kryeministrin shqiptar, me moton Rinia në vend të parë, janë planifikuar shumë projekte, me parimet: Rini aktive dhe vendimmarrëse, Pavarësimi ekonomik i rinisë, Vende të reja pune për rininë,

Vullnetarizmi rinor për zhvillim, Investime në sport dhe sportistë, ja disa nga projektet në vijim: Përfaqësim i rinisë në pozicione vendimmarrëse në pushtetin qendror dhe lokal Hapja e qendrave për kualifikimin profesional dhe menaxherial të të rinjve, Fondi për dijen e të rinjve, përkrahje të novacionit, sipërmarrjes dhe aftësinë te të rinjtë ‘Garanci për të rinjtë’, ofertë punësimi për çdo të ri për një periudhë prej katër muajve pas mbarimit të shkollimit ose mbetjes pa punë, Shtesa rinore prej 3,000 denarë për të rinjtë deri në moshën 23 vjeçare që kanë kryer shkollimin e mesëm që punojnë në prodhim dhe bujqësi, Kartela Rinore Evropiane.

Kartelë falas për të rinjtë e moshës 15 deri 29 vjeç, me të cilën të rinjtë do të kenë lirime të caktuara në subjektet me të cilat Agjencia për rini dhe sport ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim në vend dhe shtetet evropiane. Vauçere sportive, për subvencionim të sportistëve të ri.

 

Modernizim i infrastrukturës së sportit. Ndërtimi i pishinave të mbyllura shkollore (Tetovë, Kërçovë, 82 milion denarë); Rikonstruimi i pishinave (Strugë, 30 milion denarë); Ndërtimi i sallës për mundje (Çair, 15 milion denarë); Ndërtimi i fushave të basketit (Çair, Dibër, 6.5 milion denarë); Rikonstruimi i infrastrukturës së sportit në komuna (Çegran, 5 milion denarë; Forinë, 5 milion denarë; Likovë, 3 milion denarë; Dollnen, 3 milion denarë; Strugë, 4.5 milion denarë).



Të ndryshme
Më shumë
“Mrizi i Zanave” sjell sofren më të madhe shqiptare për festat e Nëntorit – mbi 120 të ftuar në Shkodër, mes tyre edhe Presidentja e Kosovës27 November 2025
Dedikimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në aksidentin në Kroaci: Mu nda zemra, nuk prita që do të shkruaj për vdekjen tënde26 July 2021
Në ora 4 të mëngjesit, policia kapi dy persona duke vjedhur një BMW! 5 July 2021