Nga Rajoni
27 September 2021
Haradinaj: Provokimet serbo-ruse në kufi e dëshmojnë të vërtetën kriminale të ish-regjimit

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Prishtinën, Daut Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Jarinje dhe Bërnjak, raporton Express

Haradinaj ka shkruar në Facebook se provokimet serbo-ruso në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe një herë të vërtetën kriminale të ish-regjimit që sot janë liderë të Serbisë.

“Provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish – regjimit që sot janë liderë të Serbisë. Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj thotë se vendosmëria e Kosovës për rrugën euro-atlantike, po e shqetëson regjimin e vjetër të Beogradit.

“Jemi më shumë se të vendosur për rrugën tonë euro – atlantike, dhe kjo po e shqetëson regjimin e vjetër të Beogradit. Është obligim qytetar që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, çdo kthim mbrapa do të ishte dështim”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan të dielën njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
Nuredini: Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me parqet tjera me të cilat kufizohet 7 July 2021
10 gjëra që nuk duhet t’i bëni gjatë kohës sa e mbushni baterinë e telefonit27 June 2020
Filipçe tregon se a do të kemi orë policore? 31 August 2021