Nga Vendi
28 September 2021
Prej sot fillon pagesa e pensioneve të shtatorit në Maqedoni

Prej sot fillon pagesa e pensioneve të shtatorit. Pagesa do të zhvillohet në faza deri të premten.

Sot do të paguhen pensionet në lartësi deri 11 mijë denarë, nesër deri 14 mijë denarë, pasnesër deri 18 denarë. Të premten në filialet dhe ekspoziturat e bankave do të paguhen pensionet në lartësi mbi 18 mijë denarë.

“Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë ku transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga 28 shtatori (e martë). Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesë elektronike. Procesimi në faza i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, duke pasur parasysh që pensionistët si grupmoshë janë më të cenueshëm”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.



Të ndryshme
Më shumë
Dogana e Maqedonisë ia konfiskon 200 mijë euro shtetasit hungarez22 September 2026
Gorrie, mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit11 July 2020
Edhe vjehrra e Dua Lipës ka diçka për të thënë për shqiptarët24 July 2020